Prill 22, 2021 12:57 Europe/Tirane
  • Shpërthimi i një rakete në afërsi të qendrës atomike izraelite Dimona

Burimet lokale kanë thënë se kanë dëgjuar zhurma e alarmit për sulm raketor në kolonitë sionist rreth Rripit të Gazës.

Kanali televiziv 12 i regjimit sionist ka deklaruar se të enjten në orët e para të mëngjesit është ngritur zhurma e alarmeve në disa koloni sioniste dhe më pas është dëgjuar zhurma e një shpërthimi të fuqishëm.

Sipas këtij burimi, kolonët sionist në rrjetet sociale kanë shkruar se shpërthimi është dëgjuar edhe në rajonet Khalil, Jerusalem dhe Ramallah në jug të Bregut Perëndimor

Edhe pse akoma nuk është përcaktuar në mënyrë të saktë burimi i këtij shpërthimi, mirëpo raportet kanë konfirmuar se sistemi kundërajror Patriot ka zbuluar dhe shkatërruar një raketë në afërsi të qendrës atomike Dimona.

Një gazetë sioniste ka thënë se forcat rezerva të ushtrisë së Izraelit janë futur në gjendje gatishmërie dhe supozohet se raketa është lëshuar nga Siria.

Kjo është në kohën kur regjimi sionist së fundi ka forcuar sistemet e mbrojtjes kundërajrore në zonat rreth qendrës atomike Dimona portin Ilat në Palestinën e pushtuar për shkak të sulmeve të mundshme raketore ose me dronë.

Tags