Prill 22, 2021 13:45 Europe/Tirane
  • Hashd Sha’bi paralajmëron për operacionet e Turqisë kundër njësive të sigurisë së Irakut

Një prej komandantëve të forcave vullnetare Hashd Sha’bi duke paralajmëruar për çfarëdo lloj veprimi ushtarak të Turqisë kundër njësive të sigurisë së Irakut, ka theksuar: “Në rast të kryerjes së çfarëdo lloj veprimi ushtarak nga Turqia kundër forcave të sigurisë së Irakut, atëherë Ankara me siguri se do të marrë përgjigje të ashpër”.

Mahmud Maradi, një prej komandantëve të forcave vullnetare Hashd Sha’bi të Irakut, sot në një intervistë për faqen informative Al Malume, ka thënë: “Qeveria e Irakut duhet të marrë qëndrim të prerë ndaj agresioneve që bëhen nga Turqia kundër sigurisë së Irakut dhe të ndalë këto agresione dhe nëse njësitë e forcave të sigurisë së Irakut do të përballen me sulme dhe agresione, Ankara të përballet me përgjigje të prerë dhe të ashpër. Agresioni i Turqisë është shkelje e hapur e sovranitetit kombëtar të Irakut dhe ushtron ndikim negativ mbi sigurinë dhe stabilitetin e Irakut”.

Vlen të theksohet se Turqia kohë më parë ka filluar dy operacione të gjera jashtë kufijve të saj të quajtur “Kthetrat e Shqiponjës” dhe “Kthetrat e Tigrit” në zonat veriore të Irakut me qëllim të zhdukjes së forcave militante të grupit PKK, por që janë përballur me kundërshtimin e ashpër të qeverisë së Bagdadit dhe autoriteteve irakiane.

Tags