Prill 22, 2021 13:55 Europe/Tirane
  • AAP: Koha e zhvillimit të zgjedhjeve në Palestinë nuk ndryshon

Zëdhënësi i Autoritetit Autonom të Palestinës ka deklaruar se nuk do të ndodhë kurrfarë ndryshimi në kohën e zhvillimit të zgjedhjeve, për arsye se këto zgjedhje paraqesin vullnetin dhe kërkesën e popullit të Palestinës.

Gazeta “Al-Arabi Al-Jadid” njoftoi se Nabil Aburudejna, zëdhënësi i AAP, sot ka theksuar: “Zgjedhjet parlamentare të Palestinës duhet të zhvillohen në kohën e caktuar”.

Nabil Aburudejna deklaroi: “Kodsi është vijë e kuqe e palestinezëve dhe populli i Palestinës nuk do të heqë dorë nga Kodsi dhe populli palestinez kurrë nuk do të pajtohet me një shtet me kufij të përkohshme. Populli i Palestinës kundërshton çfarëdo lloj plani që është në kundërshtim me rezolutat ndërkombëtare dhe me vendimet e Këshillit Kombëtar. Pa u konsultuar me liderët dhe subjektet palestineze, nuk do të merret kurrfarë vendimi në lidhje me Kodsin e shenjtë”.

Ndërkohë dje ditën e merkur një delegacion i liderëve të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) dhe Xhihadit Islamik kanë zhvilluar një takim në Rripin e Gazës dhe kanë theksuar nevojën për të forcuar radhët e unitetit kombëtar.

 

Tags