May 05, 2021 13:52 Europe/Tirane
  • Mbrojtja kundërajrore e Sirisë përballet me sulmet ajrore të regjimit sionist në Latakia dhe Tortus

Forcat e mbrojtjes kundërajrore të Sirisë të mërkurën në orët e para të mëngjesit janë përballuar me sulmet armiqësore të regjimit sionist në hapësirën ajrore të qyteteve Latakia dhe Tortus.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se janë dëgjuar shpërthime në brigjet e të dy qyteteve Latakia dhe Tortus të Sirisë. Zhurma e dëgjuar në këtë rajon ishte për shkak të shpërthimit në qiellin e qyteteve Latakia dhe Tortus gjatë përballjes së mbrojtjes kundërajrore të Sirisë me objektiva armiqësorë.

Sipas këtij burimi, disa objektiva armiqësor që kanë tentuar të sulmojnë disa zona në Latakia dhe Masjaf në perëndim të provincës Hamah, kanë hasur në mbrojtjen kundërajrore të Sirisë dhe shumica e tyre janë neutralizuar.

Kanali televiziv Al Mejadin ka njoftuar se ekipet e zjarrfikësve janë nise në drejtim të dy pikave të caktuar në periferi të Latakias për të shuar zjarrin e krijuar nga disa shpërthime.

Burimet siriane në Latakia ka thënë se armiku sionist ka sulmuar një depo civile të lëndëve plastike në periferi të këtij qyteti.

Kanali Al-Jazira duke cituar burimet siriane ka raportuar se si pasojë e këtij sulmi është vrarë një civil sirian dhe janë plagosur dy të tjerë.

Tags