May 05, 2021 20:35 Europe/Tirane
  • Nasrallah: Izraeli e di që do të zhduket

"Regjimi Sionist e di që fati i tij është zhdukja dhe se boshti i Rezistencës do të përcaktojë të ardhmen e rajonit," tha sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut libanez.

Në një fjalim televiziv me rastin e Ditës Botërore të Kudsit, transmetuar nga kanali libanez Al-Mayadeen, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut Sejed Hasan Nasrallah u bëri thirrje të gjithëve që me sinqeritet dhe guxim të deklarojnë pozicionin e tyre mbi çështjen palestineze. "Përballë të rinjve palestinezë që kanë zgjedhur të rezistojnë, është përgjegjësia e të gjithëve të shpallin qartë, me sinqeritet dhe guxim, pozicionin e tyre ndaj çështjes palestineze dhe Rezistencës," theksoi Sejed Hasan Nasrallah. Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut hodhi poshtë fjalët e atyre që pretendojnë se palestinezët janë tërhequr duke braktisur idealet dhe atdheun e tyre, sepse "ngjarjet e kohëve të fundit tregojnë se populli palestinez nuk po heq dorë absolutisht nga të drejtat e tij, dhe kjo rrit përgjegjësinë e Umetit Islamik ”. "Boshti i Rezistencës qëndron gjithmonë në anën e palestinezëve, veçanërisht pasi sot regjimi sionist është në ngërçin e krizave të brendshme serioze", shtoi Nasrallah. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut tha se procesi i kompromisit dhe normalizimit me regjimin e Tel Avivit në mënyrë paradoksale ka krijuar një situatë e cila lejon që boshti i Rezistencës të dëgjohet më mirë në botë. "Boshti i Rezistencës duhet të forcojë kohezionin e tij dhe të rrisë fuqinë e tij, sepse është ai që do të përcaktojë të ardhmen e rajonit tonë," tha Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut. Sejed Hasan Nasrallah më pas iu drejtua udhëheqësve të regjimit sionist duke thënë: “Sipas bindjeve tuaja fetare, ju e dini shumë mirë që regjimi juaj nuk ka të ardhme dhe se është në proces zhdukje dhe shkatërrimi. Unë ju them juve izraelitëve se në këtë sprovë të madhe do të harxhoni energjinë dhe përpjekjet e të rinjve tuaj, do t'i çoni në asgjësim dhe gjakderdhje. " Në një pjesë tjetër të fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut nderoi kujtimin e dëshmorit Kasem Soleimani, ish-komandant i Forcës Kuds të IRGC dhe theksoi: "Imazhi i tij, shpirti dhe mendimi i tij do të mbeten të përjetshme dhe do të inkurajojnë boshtin e Rezistencës në të gjitha frontet. "

 

Tags