May 06, 2021 13:20 Europe/Tirane
  • Riad Maleki: Do të përballemi me veprimet kriminele të regjimit sionist

Ministri i punëve të jashtme të Autoritetit Autonom të Palestinës ka theksuar se rezistenca palestineze në të gjitha nivelet do të përballet me veprimet kriminele të regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Riad Maleki, ministri i punëve të jashtme të Palestinës, deklaroi: “Veprimet e regjimit sionist në lagjen Shejkh Xharah në Kodsin e pushtuar janë kundërshtim të plotë me ligjet ndërkombëtare. Veprimet e regjimit sionist janë përpjekje për dëbimin me dhunë të palestinezëve nga Kodsi i pushtuar dhe uzurpimi i shtëpive të tyre për t’i vendosur në ato kolonët sionist. Këto veprime të regjimit sionist është politikë sistematike që po ndiqet për shumë vite me radhë dhe do të përballemi me të gjitha mënyrat e mundshme kundër kësaj politike izraelite”.

Për shkak të këtyre veprimeve pushtuese dhe uzurpuese të regjimit sionist me qindra palestinezë kanë protestuar në Kodsin e shenjtë dhe janë përleshur me forcat ushtarake të regjimit sionist.

 

Tags