May 07, 2021 20:17 Europe/Tirane

Me ardhjen e Ditës Botërore të Kodsit në 7 Maj 2021, lind pyetja e rëndësishme se pse konflikti palestinez-izraelit nuk ka mbaruar ende?

Më shumë se një shekull ka kaluar që nga fillimi i konfliktit Palestinezo-Izraelit, me Deklaratën e Balfurit e vitit 1917. Asnjë mosmarrëveshje nuk ka zgjatur kaq shumë. Një shekull më parë, Luftërat Botërore I dhe II, Lufta e Ftohtë midis superfuqive, dhjetëra luftëra nëpër botë, dhjetëra kriza dhe konflikte të brendshme, dhe së fundmi çështja e terrorizmit të ISIS në Azinë Perëndimore morën fund, por konflikti Palestinezo-Izraelit vazhdon dhe nuk ka asnjë shenjë të përfundimit të tij. Pse ka zgjatur kaq gjatë ky konflikt? Në librin e tij, Kriza në Politikën Botërore, Michael Bercher shprehet se një nga arsyet e zgjatjes së krizave është çështja që ka shkaktuar krizën. Subjekti i krizës mund të përcaktojë shtrirjen si dhe kohëzgjatjen e saj. Në konfliktin palestinezo-izraelit, mosmarrëveshja mbi ekzistencën është një nga shkaqet kryesore të këtij konflikti. Izraeli është një regjim që ka okupuar tokën e Palestinës me ndihmën e fuqive të mëdha dhe nuk është i kënaqur me tokat e okupuara, por në forma të ndryshme, përfshirë edhe kolonizimin, rrit sasinë e tokave të okupuara në mënyrë që sot më pak se 15% e gjeografisë palestineze është në zotërimin e popullit palestinez. Kundër kësaj strategjie gjeografike të Izraelit, palestinezët theksojnë rimarrjen e gjeografisë së tyre dhe e konsiderojnë Izraelin një regjim okupues. Kjo situatë është një faktor i rëndësishëm në vazhdimin e konfliktit palestinezo-izraelit. Një faktor tjetër i rëndësishëm që është subjekt i krizës është mosmarrëveshja për identitetin. Regjimi sionist jo vetëm që nuk është i kënaqur me pushtimin e gjeografisë së Palestinës, por shenja qendrore e përpjekjeve të tij është marrja e identitetit të palestinezëve. Jeruzalemi dhe Xhamia Al-Aksa janë simboli qendror dhe simboli i identitetit fetar dhe historik të palestinezëve. Dy intifadat palestineze kundër Izraelit, si dhe shkaku kryesor i konfliktit, përfshirë konfliktin njëmujor, kthehen në çështjen e Jeruzalemit. Izraeli ndjek judaizimin e Jeruzalemit me mbështetjen e fuqive botërore. Kulmi i kësaj mbështetje erdhi nga ish Presidenti i SHBA Donald Trump, i cili e shpalli Jeruzalemin kryeqytetin e Izraelit dhe zhvendosi ambasadën e Uashingtonit nga Tel Avivi, në Jeruzalem. Është e natyrshme që kur tema e mosmarrëveshjes është përvetësimi i identitetit të një vendi, i cili është identitet historik dhe fetar, konflikti nuk mund të pritet të ndalet. Faktori i tretë është vullneti dhe roli i fuqive të mëdha. Në librin e tij, Michael Bercher shprehet se nëse fuqitë e mëdha kanë vullnetin për t'i dhënë fund krizave, ekziston mundësia e suksesit në përfundimin e krizës. Në konfliktin palestinezo-izraelit, vullneti i fuqive të mëdha, veçanërisht i Shteteve të Bashkuara, është t'i japë fund krizës, por ky fund shihet tërësisht në mënyrë të njëanshme në favor të interesave të Izraelit. Faktori i katërt është se megjithëse Izraeli u përpoq të bënte kompromis me qeveritë në rajonin e Azisë Perëndimore, kombet e rajonit nuk e kanë njohur kurrë Izraelin si një entitet legjitim. "Ky regjim i rremë hyri në marrëdhënie me vendet, por ai kurrë nuk mund të fitonte zemrat e kombeve," tha Mehdi Shakibaei, një ekspert i vjetër për çështjet palestineze. Nuk është shteti palestinez ai që është në luftë me Izraelin, por populli palestinez dhe grupet e rezistencës të cilët, për të mbrojtur gjeografinë dhe identitetin e tyre, u përballën me Izraelin dhe zgjodhën rrugën e rezistencës kundër pushtimit, dhe kjo rrugë mbështetet gjithashtu nga kombet e rajonit. Prania e kombeve në manifestimet e Ditës së Kodsit është një shenjë e mbështetjes së tyre për rezistencën kundër regjimit të Izraelit.

 

Tags