May 08, 2021 09:52 Europe/Tirane
  • Raportet e një sulmi me raketa në bazën amerikane Ain al-Assad në Irak

Disa burime të lajmeve raportuan të Shtunën në mëngjes se një raketë kishte qëlluar bazën Ain al-Assad në provincën perëndimore Al- Anbar të Irakut, e cila strehon forcat terroriste të SHBA.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, këto burime të lajmeve njoftuan se sirenat e alarmit të bazës "Ain Al-Assad" u dëgjuan pas këtij sulmi me raketa.  Sipas këtyre burimeve, sistemet e mbrojtjes anti-raketore C-RAM dhe Patriot të instaluara së fundmi në këtë bazë nuk kanë arritur të kapin dhe shkatërrojnë raketat.  Ky është sulmi i dytë në këtë bazë në ditët e fundit.  Më parë, burimet irakiane raportuan të martën në mbrëmje se një raketë ishte qëlluar bazën ajrore Ain al-Assad.  Karvanët dhe bazat ushtarake të SHBA në Irak janë sulmuar vazhdimisht muajt e fundit.  Shumë njerëz dhe grupe irakiane duan tërheqjen dhe dëbimin e forcave terroriste amerikane nga Iraku dhe parlamenti irakian ka miratuar një plan për tërheqjen e këtyre forcave.  

Tags