May 08, 2021 13:12 Europe/Tirane
  • Mansur Hadi tërhiqet, kërkon negociata të drejtpërdrejta me Ansarullah

Pas fitoreve dhe sukseseve frontale të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit në provincën Marib, drejtori i zyrës së qeverisë në dorëheqje të Jemenit ka deklaruar gatishmërinë e kësaj qeverie për bisedime të drejtpërdrejta me qeverinë për shpëtimin kombëtar të Jemenit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Abdullah Al-Alimi ka thënë: “Qeveria në dorëheqje e Jemenit është e gatshme për negociata të drejtpërdrejta me lëvizjen Ansarulla, sidomos pas ngjarjeve të fundit në provincën Marib. Gjatë luftimeve në provincën Marib që nga janari i këtij viti, janë vrarë 2400 forca ushtarake të qeverisë në dorëheqje të Jemenit dhe janë plagosur rreth 5000 ushtarakë të tjerë. Qeveria në dorëheqje e Jemenit është pajtuar me hapjen e aeroportit të Sanas dhe kjo qeveri nuk ka pas përfaqësues në negociatat e fundit në Maskat të Omanit”.

Tags