May 08, 2021 13:38 Europe/Tirane
  • OKB shpreh shqetësim për intensifikimin e tensioneve në Kodsin e pushtuar

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësim pas shtimit të veprimeve armiqësore të regjimit sionist kundër palestinezëve në Kodsin e pushtuar.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se zyra koordinuese e OKB në procesin e paqes në Lindjen e Mesme në një mesazh në Twitter ka reaguar ndaj zhvillimeve në Kodsin e pushtuar.

Zyra koordinuese e OKB në këtë mesazh ka shkruar: “Jemi të shqetësuar nga shtimi i tensioneve në Bejtul-Mokades. Kërkojmë nga të gjitha palët që të sillen me përgjegjësi. Të gjithë duhet t’i respektojnë vendet e shenjtë në qytetin e vjetër Bejtul-Mokades. Liderët politikë dhe fetarë duhet të ndërhyjnë në mënyrë urgjente për t’i dhënë fund kësaj situate”.

Sipas burimeve informative, mësohet se deri më tani si pasojë e sulmeve të forcave ushtarake të regjimit sionist në Bejtul-Mokades dhe kryesisht në Xhaminë Al-Aksa, janë plagosur mbi 200 palestinezë.

 

Tags