May 09, 2021 14:07 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i të plagosurve në përleshjet gjatë natës në Kodsin e shenjtë

Organizata Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës ka deklaruar se numri i personave të plagosur në përleshjet gjatë natës deri sot në mëngjes mes forcave ushtarake të regjimit sionist dhe palestinezëve në Kodsin e shenjtë, ka shkuar në 100 persona.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se protestat e palestinezëve kundër planeve të regjimit sionist për hebraizimin e Kodsit dhe kundër veprimeve provokuese të sionistëve për uzurpimin e lagjes Shejkh Xharah dhe dëbimin me dhunë të palestinezëve nga kjo lagje, po zgjerohen vazhdimisht ndërkohë që forcat ushtarake të regjimit sionist po shtojnë sulmet dhe agresionin e tyre kundër protestuesve palestinezë.

Kanali televiziv Al Jazira ka njoftuar se Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës të dielën (sot) në mëngjes ka deklaruar se numri i persona të plagosur gjatë përleshjeve të dhunshme mes palestinezëve dhe forcave ushtarake të regjimit sionist në Kodsin e shenjtë, nga nata e kaluar deri sot në mëngjes është shtuar në mbi 90 persona dhe 30 prej tyre janë transferuar në spital.

Një orë pas publikimit të këtij raporti, Al Jazira ka njoftuar se numri i personave të plagosur gjatë këtyre protestave ka shkuar në 100 persona.  

Më parë ishte raportuar se gjatë sulmit të forcave ushtarake të regjimit sionist në lagjen Bab Al-Amud në qendër të Kodsit të shenjtë, janë arrestuar disa palestinezë dhe janë plagosur të paktën 17 persona.

 

Tags