May 12, 2021 07:13 Europe/Tirane
  • Tel Avivi sulmohet me 130 raketa, Amerika reagon

Grupet e rezistencës lëshuan 130 raketa në Tel Aviv dhe qytetet përreth, në përgjigje të sulmeve sioniste ndaj zonave të banuara në Gaza.

Sipas Grupit Ndërkombëtar të Agjencisë së Lajmeve Fars, një sirenë u dëgjua në të gjithë Tel Avivin.  Kanali Sionist 12 gjithashtu raportoi se një ndërtesë në periferi të Tel Avivit u godit nga raketat e lëshuara nga Gaza.  Media sioniste gjithashtu raportoi se të gjitha fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion në Tel Aviv u pezulluan pas sulmeve me raketa nga grupet e rezistencës. Sulmet me raketa nga grupet e rezistencës kanë shkaktuar një zjarr të madh në qytetin Houlon afër Tel Avivit.  Departamenti i Shtetit i SHBA lëshoi ​​një deklaratë pasi Tel Avivi u sulmua me raketa nga rezistenca.  "Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, ashtu sic edhe palestinezët kanë të drejtë të jetojnë në siguri," tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.  Ai gjithashtu theksoi se nuk ka pasur asnjë ndryshim në politikën e Uashingtonit për sa i përket pushtimit të Bregut Perëndimor dhe përcaktimin e statusit përfundimtar të Kodsit.  Departamenti i Shtetit i SH.B.A. natën e kaluar  gjithashtu shprehu shqetësim rreth sulmeve me raketa në Kodsin e pushtuar, në vend që ai të dënonte krimet e regjimit sionist.

Tags