May 12, 2021 07:13 Europe/Tirane
  • Gaza nën bombardimet masive të regjimit sionist; Martirizohen dy komandantë të brigadave Ezzedin Al-Kassam

Tre fëmijë palestinezë dhe dy komandantë të krahut ushtarak të Hamasit u martirizuan këtë mëngjes në një sulm të ashpër ajror të regjimit sionist në Rripin e Gazës.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, për tretën ditë me radhë regjimi sionist kreu sulme të mëdha në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës. Në këtë sulm, u martirizuan dy komandantë të Brigadave Ezzedin Al-Kassam dega ushtarake e Hamasit, përkatësisht Hassan Al-Qawji (Abu Ali) dhe Wael Isa (Abu Ahmad). Ushtria izraelite pretendon se kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Hamasit dhe komandanti i njësisë anti-spiunazh u vranë në sulmet e djeshme. Në deklaratën e saj të fundit, Ministria Palestineze e Shëndetësisë deklaroi se numri i dëshmorëve në Rripin e Gazës ishte 35 dhe numri i të plagosurve ishte më shumë se 200. Ashraf al-Qadra, një zëdhënës i Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, tha se 43 përqind e dëshmorëve në sulmet izraelite ishin gra dhe fëmijë. Rrjeti i lajmeve Al-Jazeera njoftoi fillimin e një raundi të ri të zjarrit me raketa në drejtim të Tel Avivit dhe rrethinat e tij, si dhe rritjen e numrit të viktimave sioniste në 5 persona, në sulmet me raketa të rezistencës palestineze. Gjithashtu, Brigadat Ezzedin Al-Kassam, krahu ushtarak i Hamasit, edhe një herë bombarduan rezervuarin e naftës Katsa në jug të Asqalan.

Tags