May 13, 2021 07:44 Europe/Tirane
  • Raund i ri i operacioneve me raketave të rezistencës kundër Tel Avivit

Brigadat Ezzedin al-Kassam, krahu ushtarak i Hamasit, nisi një valë të re operacionesh me raketa kundër Tel Avivit, në përgjigje të bombardimeve sioniste kundër të infrastrukturës civile në Rripin e Gazës.

Sipas rrjetit Al-Meyadin të Enjten; Media sioniste njoftoi se një sirenë alarmi u ndez për të  paralajmëruar për sulmet me raketa në zonat qendrore të Tel Avivit, përfshirë aeroportin Ben Gurion.  Për herë të parë, raketat e rezistencës palestineze kanë arritur distanca shumë të largëta nga Tel Avivi në qytetet e pushtuara Nazareth dhe Haifa.  Pas këtyre sulmeve, në Tel Aviv tre sionistë u plagosën ndërsa po iknin për në strehë. Gjithashtu, të gjitha fluturimet hyrëse në Aeroportin e Ben Gurion janë pezulluar dhe transferuar diku tjetër. Gjithashtu kanali Al Jazeera, duke cituar mediat sioniste shkruan: "Një numër ndërtesash në qytetin e Tel Avivit u goditën nga raketat e rezistencës dhe pësuan dëme të mëdha." Ushtria izraelite dhe burimet ushtarake pranuan që 345 raketa u lëshuan nga Gaza në qytete të ndryshme sioniste dhe thanë se deri më tani 31 njerëz ishin plagosur. Sulmet e grupeve të rezistencës kundër Tel Avivit janë një përgjigje ndaj bombardimeve të infrastrukturës civile në Rripin e Gazës të cilat u kryen nga ushtria izraelite sot në mëngjes.

Tags