May 13, 2021 07:44 Europe/Tirane
  • Hamasi paralajmëron: Ne mund të luftojmë me regjimin sionist për muaj me radhë

"Saleh al-Arouri", nënkryetari i byrosë politike Hamas, të mërkurën në mbrëmje tha: Për shumë muaj ne mund ta luftojmë regjimin sionist më intensivisht.

Al-Aruri në një konferencë për shtyp tha: Çështja e Kodsit nuk është një shaka dhe rezistenca do t'i përgjigjet drejtpërdrejt regjimit sionist dhe nuk do të hezitojë aspak që të të reagojë. Ai konfirmoi konsultimin e disa vendeve me Hamasin për të vendosur një armëpushim dhe shtoi:  Kombet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe vende të tjera, kontaktuan lëvizjen Hamas për të ndaluar përballjen me pushtuesit dhe ne njoftuam se regjimi sionist duhet të heqë dorë nga xhamia Al-Aksa dhe zona Al-Sheikh Al-Jarrah. Zëdhënësi i Hamasit Hazem Qasim gjithashtu tha se Brigadat Ezzedin al-Kassam kishin shtuar përgjigjen e tyre raketore ndaj regjimit sionist.  Përgjigja e Ezzedin Al-Kassam filloi pasi pushtuesit sionistë vazhduan agresionin e tyre kundër popullit palestinez. Nga ana tjetër, Khadir Adnan, një nga udhëheqësit e lëvizjes Palestineze të Xhihadit Islamik, në një intervistë për Al-Meyadin tha: Është një mesazh i qartë i rezistencës e cila do t'i përgjigjet edhe më gjerë këtyre agresioneve dhe përshkallëzimit të tensioneve nga Izraeli. Ai theksoi: Pushtuesit kanë shumë frikë që të hyjnë në Gaza sepse rezistenca është në gatishmëri të lartë. Situata në territoret e okupuara është kritike pas dhunës së ushtruar ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe sulmeve të ashpra të regjimit sionist në Gaza. Pas këtij veprimi dhe dështimit për të ndaluar sulmet e gjithanshme të regjimit sionist ndaj Gazës, grupet e rezistencës sulmuan me raketa Izraelin në pjesë të ndryshme. Ushtria izraelite konfirmoi sulmet me raketa të grupeve të rezistencës në pjesë të ndryshme të Izraelit dhe njoftoi se numri i këtyre raketave ka arritur në 1,500 që nga e hëna, dita e fillimit të operacionit të grupeve palestineze. Për herë të parë në historinë e paligjshme të regjimit sionist, grupet palestineze të rezistencës ishin në gjendje të lëshonin raketa në Izraelin verior duke rritur rrezen e veprimit të raketave të tyre. Gazeta Yedioth Ahronoth, shtyp në Territoret e okupuara, shkruan:  Për herë të parë gjatë përshkallëzimit të sulmeve, alarmet e raketave ranë në rajonin verior të Sharonit dhe në Jalilin e poshtëm (Izraeli verior). Sipas raportit të fundit të Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, 61 palestinezë, përfshirë 17 fëmijë dhe 6 gra, janë maritrizuar dhe më shumë se 1,400 të tjerë janë plagosur në sulmet sioniste në Gaza. Qyteti Kods ka qenë arenë e  trazirave që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, pas veprimeve agresive të policisë dhe kolonëve të regjimit sionist, veçanërisht në zonën "Bab al-Amoud" dhe zonën Sheikh al-Jarrah. Shumica e vendeve në botë kanë dënuar sulmet brutale dhe çnjerëzore të regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe kanë kërkuar që menjëherë tu jepet fund këtyre sulmeve. Në dy ditët e fundit, dhjetëra demonstrata janë zhvilluar në qytete të ndryshme nëpër botë, në mbështetje të popullit të shtypur të Palestinës dhe për dënimin e agresionit të regjimit okupues në Rripin e Gazës dhe Kodsin e okupuar.

 


 

Tags