May 13, 2021 07:45 Europe/Tirane
  • Sionistët u japin dhuratë palestinezëve, 38 martirë dhe 442 të plagosur, për festën e Fiter Bajramit

Regjimi sionist me egërsinë e tij të vazhdueshme, martirizoi 38 palestinezë dhe plagosi 442 të tjerë të mërkurën në mbrëmje, që përkon me mbërritjen e Fiter Bajramit.

Sipas burimeve të lajmeve në Rripin e Gazës, regjimi sionist kreu bombardimet më të dhunshme të dhjetë viteve të fundit në Rripin e Gazës, në përgjigje të qindra raketave të lëshuara në Palestinën e okupuar. Që nga orët e hershme të së enjtes, regjimi sionist ka bombarduar shtëpi dhe zona banimi, rrugë dhe institucione financiare në Gaza. Avionët luftarakë të regjimit sionist rrafshuan ndërtesën e Organizatës së Sigurisë së Brendshme në pjesën veriore të Gazës.  Salla e përbashkët e operacioneve të grupeve të rezistencës palestineze gjithashtu njoftoi se regjimi sionist do të paguante një çmim të rëndë për sulmin ndaj civilëve në Rripin e Gazës. Ndërkohë, Mahmud Abbas, kreu i Autoritetit Palestinez, e quajti Kodsin kryeqytetin e përjetshëm të Palestinës dhe një vijë të kuqe dhe theksoi nevojën për të vazhduar mbrojtjen e të drejtave të popullit palestinez dhe përballjen me pushtuesit. Fozi Barhoum, zëdhënësi i Lëvizjes Palestineze të Rezistencës Islamike (Hamas), gjithashtu theksoi se regjimi sionist duhet të jetë i përgatitur të paguajë një çmim të rëndë për vrasjen e komandantëve të rezistencës. Tensionet në Palestinën e okupuar janë rritur pasi forcat Izraelite sulmuan Xhaminë Al-Aksa dhe Kodsin e okupuar dhe dhunuan besimtarët palestinezë. Pas sulmeve brutale të regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe vrasjes së palestinezëve, ushtria izraelite njoftoi se në tre ditët e fundit më shumë se 1500 raketa u lëshuan nga Rripi i Gazës në territoret e okupuara, duke plagosur me dhjetëra sionistë.  

Tags