May 13, 2021 13:33 Europe/Tirane
  • Presidenti i regjimit sionist: Ka filluar lufta në rrugët e Izraelit

Presidenti i regjimit sionist ka deklaruar se lufta në rrugët e Izraelit tanimë ka filluar dhe të gjithë i ka zënë në befasi.

Faqja informative Al-Nashre njoftoi se Reuven Rivlin, presidenti i regjimit sionist, në reagim ndaj trazirave të brendshme të këtij regjimit, ka deklaruar se shumica e njerëzve janë zënë në befasi dhe nuk po mund ta besojnë atë çfarë po shikojnë.

Më parë Reuven Rivlin në lidhje me përleshjet dhe trazirat e brendshme në territoret e pushtuara të Palestinës, kishte thënë: “Po iu lutem të gjithëve që të bëjnë të gjitha përpjekjet e veta që të parandalohen këto ngjarje të tmerrshme të cilat po ndodhin para syve tanë”.

Dje Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, pas tensioneve të fundit në territoret e pushtuara dhe trazirave të brendshme të sionistëve, ka deklaruar: “Veprimet e dhunshme dhe trazirat në qytete janë të padurueshme dhe duhet t’i përgjigjemi atyre”.

Disa burime sioniste kanë raportuar për përleshje mes palestinezëve dhe sionistëve në disa qytete në Palestinën e pushtuara si në Al-Lad, Rahat, Kafar Ghar’a, Aka, Ramle, Tamre, Jafa dhe Um Al-Fahm.

Tags