May 13, 2021 13:48 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i martirëve të luftës në Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka deklaruar se si pasojë e sulmeve ajrore të regjimit sionist në këtë rajon, deri më tani janë martirizuar 72 palestinezë.

Agjencia e lajmeve Shahab News njoftoi se Ministria e Shëndetësisë në Gaza sot (të enjten) me anët ë një komunikate, ka njoftuar për shtimin e numrit të martirëve palestinezë në Rripin e Gazës dhe ka shtuar se 17 martirë të luftës së Gazës janë fëmijë dhe gjashtë persona janë gra.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, 388 civilë palestinezë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore të regjimit sionist në Gaza që 115 prej tyre janë fëmijë ndërsa 50 prej tyre janë gra.  

Kjo është në kohën kur avionët luftarakë izraelitë disa orë më parë kanë bombarduar disa provinca të Rripit të Gazës dhe në kundërpërgjigje të këtyre sulmeve, forcat e rezistencës kanë hedhur disa raketa në drejtim të Tel Avivit dhe kolonive sioniste në territoret e pushtuara.

Raketat e rezistencës së Palestinës për herë të parë kanë goditur rajonin Aimak Jezrail në juglindje të Haifas dhe në veri të territoreve të pushtuara palestineze.

Tags