May 13, 2021 13:59 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase sulmojnë me raketa kompaninë Aramco dhe aeroportin Naxhran

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit ka njoftuar për kryerjen e sulmeve të gjera dhe të përbashkëta të njësisë së dronëve dhe njësisë së raketore të këtij vendi kundër objekteve të kompanisë naftore Aramoco dhe aeroportit Naxhran në Arabinë Saudite.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se Jahja Sari’e, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit sot (të enjten) në mëngjes, ka deklaruar se këto operacione të përbashkëta janë kryer duke përdorur shtatë raketa balistike të llojit “Badr” dhe “Sa’ir” dhe pesë dronë të llojit “Kasif K2” të cilët kanë goditur me sukses objektivat e caktuara.

Sipas zëdhënësit të forcave të armatosura të Jemenit, këto operacione janë kryer në kuadër të së drejtës natyrore dhe legjitime të Jemenit për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve dhe agresionit ushtarak dhe bllokadës së vazhdueshme që po bëhet ndaj popullit jemenas.

Të dielën e kaluar gjithashtu njësia e dronëve të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit ka sulmuar bazën ushtarake “Mbreti Khaled” në provincën Asir në jug të Arabisë Saudite.

Tags