May 14, 2021 07:40 Europe/Tirane
  • Ushtria izraelite nis operacionin tokësor kundër Gazës

Ushtria izraelite njoftoi fillimin e operacioneve tokësore në Rripin e Gazës dhe mbërritjen e trupave izraelite në zonë.

Sipas France 24, "zëdhënësi i ushtrisë izraelite Jonathan Conricas" njoftoi:  Ushtria izraelite ka filluar një operacion tokësor në Rripin e Gazës, i cili do të synojë "infrastrukturën" e përdorur nga Hamasi. Ushtria izraelite tha në një deklaratë se operacioni përfshinte "këmbësorinë, trupat e blinduar, artileri dhe inteligjencën me mbështetjen ajrore dhe detare". Ndërkohë, media sioniste mohoi disa raporte mediatike rreth fillimit të operacioneve tokësore në Rripin e Gazës, duke shpjeguar se ushtria izraelite kishte njoftuar vetëm fillimin e bombardimeve tokësore dhe ajrore kundër Rripit të Gazës. Sidoqoftë, zëdhënësi i Hamasit, Fawzi Barhoum e quajti sulmin tokësor "budallallëk" dhe paralajmëroi se ai do të kishte "pasoja të tmerrshme". Një orë më parë, ushtria dhe artileria e regjimit sionist shtuan sulmet e tyre në Gaza dhe thuhet se bombarduan më shumë se 80 herë pjesë të ndryshme të Gazës.

Tags