May 14, 2021 07:40 Europe/Tirane
  • Dronët vetëvrasës të bërë në Gaza hyjnë në fushën e betejës me sionistët

Dega ushtarake e Lëvizjes Palestineze të Rezistencës Islamike (Hamas) njoftoi futjen e dronëve vetëvrasës të bëra në Gaza, në fushën e betejës kundër sionistëve.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, brigadat Ezzedin al-Qassam, dega ushtarake e Lëvizjes Palestineze të Rezistencës Islamike (Hamas), të Premten në mëngjes në një deklaratë njoftuan se Kataeb al-Qassam kishte përdorur një armë të re në betejën kundër sionsitëve në Kods.  Me disa dronë vetëvrasës autoktonë të modelit Shahab, rezistenca ka sulmuar stacionin e gazit izraelit në bregun verior të Gazës dhe  automjetet ushtarake izraelite të pozicionuara në afërsi të Gazës. Kataeb al-Qassam theksoi se këto sulme u kryen në përgjigje të sulmeve të pandërprera të regjimit sionist kundër bijve të popullit palestinez në Rripin e Gazës dhe vrasjes masive të komandantëve dhe inxhinierëve të Kataeb al-Qassam. Kjo forcë shtoi se  përgjigjja jonë do të rritet për sa kohë që armiku vazhdon sulmet e tij.  Abu Ubaydah një zëdhënës i Brigadave Ezzedin al-Qassam, duke iu referuar mundësisë së një sulmi tokësor në Gaza, në një deklaratë drejtuar sionistëve, tha se hyrja tokësore e armikut në çdo pjesë të Rripit të Gazës do të ishte një mundësi e mirë për të vrarë dhe kapur më shumë forca armike. Ne jemi gati t'i japim një mësim të paharrueshëm armikut, tha ai.   

Tags