May 14, 2021 14:01 Europe/Tirane
  • Hanije i ka bërë thirrje Umetit Islam për ta mbrojtur Xhaminë Aksa dhe Gazanë

Shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës u ka bërë thirrje të gjithë popujve arabë dhe myslimanë që të organizojnë protesta për të mbështetur Xhaminë Al-Aksa dhe popullin palestinez në Gaza.

Agjencia e lajmeve Palestine Today njoftoi se njëkohësisht me vazhdimin e rezistencës së popullit të Palestinës dhe sulmeve raketore drejt territoreve pushtuese, Ismail, Hanije, shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), sot (të premten) u ka bërë thirrje të gjithë popujve arabë dhe myslimanë dhe të gjithë popujve liridashës të botës dhe ka kërkuar që të organizojnë protesta dhe marshe për ta mbrojtur Xhaminë Al Aksa dhe popullatën palestineze në Gaza dhe gjithashtu për të mbështetur të gjithë popullin e Palestinës duke theksuar në të drejtat legjitime të palestinezëve.

Ismail Hanije në këtë mesazh ka falënderuar popullin e Palestinës dhe popujt e tjerë arabë dhe myslimanë dhe popujt liridashës të botës për shkak të rezistencës dhe qëndresës heroike përballë gënjeshtrave dhe arrogancës së regjimit pushtues sionist.

Kjo thirrje është bërë në kohën kur forcat ushtarake të regjimit sionist për të pestën ditë me radhë po vazhdojnë agresionin e egër dhe barbar të tyre kundër Rripit të Gazës dhe sipas statistikave më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, numri i të vrarëve ka shkuar në 119 persona në mesin e tyre 27 fëmijë dhe 11 gra. Grupet e rezistencës së Palestinës në kundërpërgjigje ndaj këtyre krimeve të regjimit sionist kanë vazhduar gjithashtu sulmet e tyre raketore në drejtim të territoreve të pushtuara.

Tags