May 15, 2021 08:09 Europe/Tirane
  • Hamasi vendos kushte për armëpushimin

Khaled Mashaal, kreu i byrosë politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike (Hamas) jashtë Palestinës ka parashtruar kushtet e kësaj organizate për armëpushim me regjimin sionist.

Khaled Mashaal i tha rrjetit të lajmeve TRT se: Kërkesat e Hamasit në këtë drejtim përfshijnë: tërheqjen e sionistëve nga Xhamia Al-Aksa dhe lejen për hyrjen e lirë të palestinezëve në të, ndërprerjen e dëbimit të palestinezëve nga lagjja Sheikh Jarrah në Kods, lirimin e të arrestuarve te fundit dhe ndërprerja e sulmeve në Rripin e Gazës. Ai theksoi se rezistenca i kishte paralajmëruar izraelitët për disa ditë për të ndaluar krimet e tyre në Kods. Mashal vazhdoi se lëvizja Hamas u kishte thënë ndërmjetësuesve se në radhë të parë, ishte e nevojshme të ndalohej agresioni. Ai theksoi se rezistenca po i afrohet qëllimit të saj për çlirimin dhe kthimin e palestinezëve dhe shpëtimin e Kodsit. Mashal tha: Qeveritë Arabe dhe Islame duhet ta dinë se ky është një moment historik, dinjiteti i të cilit varet nga fitorja e Kodsit dhe Palestinës dhe çlirimi i Gazës dhe i gjithë tokës së Palestinës.  Kodsi i pushtuar dhe disa qytete të tjera palestinezë kanë qenë arenë e përplasjeve midis milicive sioniste, demonstruesve dhe besimtarëve palestinezë që nga muaji i shenjtë i Ramazanit dhe janë intensifikuar që nga e hëna, pas përfundimit të afatit të rezistencës ndaj Tel Aviv për t'i dhënë fund agresionit të regjimit sionist në Kods dhe xhaminë Al-Aksa. Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë në Rripin e Gazës, 122 persona, përfshirë 31 fëmijë dhe 20 gra, janë martirizuar dhe më shumë se 900 janë plagosur që nga e hëna e kaluar si rezultat i sulmeve izraelite në Gaza.

Tags