May 15, 2021 14:25 Europe/Tirane
  • Hamas: Me vrasjen masive në kampin Al-Shati’, u zbulua paaftësia dhe dështimi i pushtuesve

Shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka deklaruar se vrasja masive e palestinezëve në kampin Al-Shati’, tregon paaftësinë dhe dështimin e pushtuesve sionistë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës, sot (të shtunën) në reagim ndaj sulmeve raketore të regjimit sionist kundër kampit Al-Shati” në Rripin e Gazës, deklaroi: “Kjo vrasje masive e civilëve tregon përmasat e krizës dhe bllokadës të cilën po e përjetojnë pushtuesit sionistë në përballje me forcat e Rezistencës dhe trimërinë e burrave besnikë të Palestinës”.

Ismail Hanije shtoi: “Ne, regjimin pushtues barbar sionist e konsiderojmë përgjegjës për sulmet kundër civilëve palestinezë dhe theksojmë se Rezistenca do të vazhdojë mbrojtjen e popullit të Palestinës dhe do të ngadhënjejë mbi armikun”.

Vlen të theksohet se avionët luftarakë të regjimit sionist sot në orët e para të mëngjesit dhe pa paralajmërim të mëparshme, kanë bombarduar me raketa kampin e refugjatëve Al-Shati’ në perëndim të qytetit Gaza dhe si pasojë e këtyre bombardime është qëlluar shtëpia e një qytetari palestinez me emrin Abu Hatab dhe janë vrarë dy gra dhe pesë fëmijë palestinezë.

Tags