May 15, 2021 14:35 Europe/Tirane
  • Al-Huthi: Arabia Saudite në vend të Jemenit, ta bombardojë regjimin sionist

Anëtari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit ka theksuar se Arabia Saudite të ndërpresë agresionin ushtarak dhe bombardimet ndaj Jemenit dhe sulmet e veta t’i drejtojë drejt territoreve të pushtuara palestineze dhe ta bombardojë regjimin sionist.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Muhamed Ali Al-Huthi, anëtari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, në reagim ndaj sulmeve dhe agresionit të regjimit sionist kundër popullit të Palestinës dhe indiferencës së Arabisë Saudite, në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar: “Kërkojmë nga Arabia Saudite dhe koalicioni i tyre që për fitoren e popullit të Palestinës të paktën disa herë të sulmojnë dhe bombardojnë regjimin uzurpues sionist”.

Al-Huthi ka thënë: “Republika e Jemenit gjithashtu në shkëmbim të këtij veprimi të Riadit, do të heqë dorë nga e drejta e vet për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve saudite edhe në rast se do të vazhdojnë sulmet dhe bllokada kundër Jemenit”.

 

Tags