May 15, 2021 14:46 Europe/Tirane
  • Delegacioni i Hezbullahut takohet me përfaqësuesit e Hamas dhe Xhihadit Islamik

Një delegacion i kryesuar nga zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Hamas dhe të Xhihadit Islamik për të theksuar unitetin e grupeve të rezistencës kundër regjimit sionist.

Gazeta libaneze “Al-Akhbar” njoftoi se një delegacion i Hezbullahit të Libanit i kryesore nga zv/sekretari i përgjithshëm i kësaj lëvizje Na’ib Kasem, është takuar me Osama Hamdan dhe Ahmed Abdulhadi, përfaqësuesit e lëvizjeve Hamas dhe me Zijad Al-Nakhale, sekretarin e përgjithshëm të Lëvizjes së Xhihadit Islamik të Palestinës.

Shejkh Na’im Kasem në këtë takim ka deklaruar se kjo iniciativë është ndërmarrë në përputhje me urdhrin e Sejed Hasan Nasrullah, sekretarit të përgjithshëm të Hezbullahut, për të theksuar se Hezbullahu qëndron përkrah popullin dhe rezistencës së Palestinës i cili në mënyrë krenare dhe të ndershme po qëndron përball agresionit çnjerëzor dhe barbar të regjimit sionist.

Zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut gjithashtu ka theksuar: “Ajo çfarë po ndodhë sot në Palestinën e pushtuar, është një ekuacion i ri brenda territorit të Palestinës i cili thekson në të gjithë territoret e Palestinës dhe në unifikimin e veprimit mes Kodsit, territoreve të kufijve të vitit 1948, Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës në mënyrë të barabartë dhe dinamike me njerëz të gjallë dhe me raketa në mënyrë që regjimi sionist ta kuptojë se populli i Palestinës nuk e pranon pushtimin e asnjë pjese të vendit të tij”.

 

Tags