May 15, 2021 20:54 Europe/Tirane
  • Raundi i ri i operacioneve raketore të rezistencës Palestineze; Përgatituni për 6 muaj zjarr të vazhdueshëm me raketa mbi Tel Aviv

Grupi palestinez i rezistencës Hamas raportoi hedhjen e dhjetëra raketave në Tel Aviv dhe Ashdod në përgjigje të masakrës sioniste në kampin Al-Shati të Gazës dhe sulmit brutal të regjimit sionist ndaj ndërtesës së gazetarëve të huaj në Gaza .

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Lëvizja Palestineze e Rezistencës Islamike (Hamas), njoftoi: Dhjetëra raketa u qëlluan në Tel Aviv në përgjigje ndaj masakrës së fëmijëve, grave dhe civilëve palestinezë në kampin al-Shati. "Ne jemi gati të lëshojmë raketa në Tel Aviv për gjashtë muaj rresht," tha Abu Obaida, një zëdhënës i Brigadave Qassam dega ushtarake e Hamasit. Forcat e rezistencës palestineze kanë sulmuar me raketa edhe qytetin Ashdod që është porti më i madh dhe një nga qendrat më të rëndësishme tregtare të regjimit sionist, përmes të cilit ndodhin më shumë se 60% të importeve sioniste. Burimet mjekësore sioniste raportuan vdekjen e një sionisti dhe plagosjen e 46 personave si pasojë e raketave të rezistencës. Sipas regjimit sionist, pas sulmeve me raketa të forcave të rezistencës, qarkullimi u ndalua në Tel Aviv dhe në disa qytete të tjera.

 

Tags