May 16, 2021 07:30 Europe/Tirane
  • Rezistenca dërgon shi me raketa mbi Tel Avivin dhe qytetet përreth

Një zëdhënës i Brigadave Izz al-Din al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, këtë mëngjes tha: "Në përgjigje të sulmit ndaj ndërtesës Al-Jala, një shi me dhjetëra raketa është lëshuar për Tel Avivin, qytetin Asudud dhe rrethinat përreth. "

Sipas agjencisë ISNA, Abu Ubaydah, zëdhënësi ushtarak i Brigadave Izz al-Din al-Qassam, në një deklaratë tha se sulmet ndodhën pasi ishte vendosur një afat prej dy orësh për ndalimin e sulmeve në dhe përreth Tel Avivit. Brigadat Al-Qassam kishin njoftuar më parë se sionistëve në Tel Aviv dhe qytetet përreth do t'u jepeshin dy orë kohë për të lënë strehat e tyre nga ora 10 e mbrëmjes deri në mesnatë, pas së cilës sulmet do të rinisnin. Abu Ubaydah theksoi se Al-Qassam, në përgjigje të sulmeve të regjimit sionist ndaj kullës Al-Jalaa dhe shtëpive të banimit, me dhjetëra raketa sulmoi qytetin Asudud brenda territoreve të okupuara. Në fund të deklaratës së tij drejtuar regjimit sionist, ai tha se nëse ky regjim ndalonte së sulmuari, Palestina gjithashtu do të ndalet dhe nëse do të shtonte sulmet e veta, Palestina gjithashtu reciprokisht do të shtonte sulmet e saj.  Disa sionistë u plagosën në sulmet nga Brigadat al-Qassam dhe sirenat ranë në Tel Aviv dhe një numër qytetesh në territoret e okupuara dhe miliona sionistë nga frika u larguan në strehimore.

Tags