May 16, 2021 14:17 Europe/Tirane
  • Beteja “Shpata e Kodsit”, raketa “Kasem” del në fushëbetejë

Zëdhënësi i degës ushtarake të Xhihadit Islamik të Palestinës ka njoftuar për përdorimin e raketave të reja në luftën kundër regjimit pushtues sionist duke përfshirë edhe raketën “Kasem”.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Abu Hamze, zëdhënësi i brigadave “Saraja Al-Kuds” të Lëvizjes Xhihadi Islamik të Palestinës, sot ka deklaruar: “Në luftën aktuale me regjimin sionist janë përdorur raketa të reja dhe të zhvilluara dhe një prej këtyre raketave është raketa “Kasem”  e cila është përdorur në sulmin raketor të kryer ditën e shtunë. Rrezet e veprimit të raketave të rezistencës palestineze arrijnë qytetet Tel Aviv, Ashdud, Askelan, Sedirut dhe kolonitë e tjera sioniste në territoret e pushtuara të Palestinës. Megjithatë akoma ekzistojnë shumë befasi me të cilat do ta befasojmë armikun sionist”.

 

Tags