Korrik 28, 2021 17:16 Europe/Tirane
  • Rastet dhe sfidat para Naxhib Mikati

Sa’d Hariri, lideri i partisë “Al-Mustakbel” të Libanit pasi që nuk pati sukses në formimin e kabinetit të ri qeveritar gjatë 9 muajve të kaluar për shkak të insistimit në qëndrimet e veta dhe anashkalimit të kompetencave të presidentit të Libanit, dha dorëheqja nga misioni i tij për formimin e kabinetit qeveritar të Libanit.

Mishel Aun, presidenti i Libanit, të hënën pasdite emëroi Naxhib Mikati, ish-kryeministër i Libanit, për kryeministër të ri të këtij vendi dhe i dha detyrën për formimin e kabinetit të ri qeveritar, pasi Naxhib Mikati fitoi 72 vota nga gjithsej 120 kursi të Parlamentit të Libanit.

Dje, (të martën) grupet parlamentare gjithashtu kanë kërkuar nga Naxhib Mikati që të veprojë me shpejtësi për ta formuar kabinetin e ri qeveritar në mënyrë që qytetarët libanezë të dalin nga pesimizmi dhe zhgënjimi në lidhje me situatën e vendit të tyre dhe të krijojnë optimizëm për të ardhmen. Naxhib Mikati në deklaratat e para të tij, ka deklaruar se për formimin e kabinetit qeveritar ka marrë garanci edhe nga faktorët e huaj. Ai vuri në dukje qëndrimet pozitive të Francës dhe Bashkimit Evropian dhe ka thënë se partnerët ndërkombëtar kërkojnë formimin e kabinetit qeveritar sa më shpejtë që është e mundur. Duket se edhe Amerika dhe Arabia Saudite për të siguruar interesat e tyre në Liban dhe në rajon, kërkojnë që ky vend të dalë sa më shpejtë nga kriza aktuale.

Natyrisht elementët e varur për ata si Partia e Forcave Libaneze me udhëheqjen e Samir Xha’xha’ po vazhdon të kundërshtojë dhe qëllimi i tyre është destabilizimi i Libanit duke kërkuar organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të cilat do të organizohen pas një viti. Prandaj, atmosfera aktuale e Libanit duket se është e përshtatshme dhe pozitive për formimin e kabinetit të qeverisë.

Nga ana tjetër, Naxhib Mikati është biznesmen dhe politikan me përvojë nëse do ta dinte se nuk do të ketë sukses në këtë mision, me siguri se nuk do ta pranonte këtë përgjegjësi. Ai e ka eksperiencën e postit të kryeministrit në vitin 2005 dhe 2011 dhe ashtu si Sa’d Hariri nga qëndrimi i papjekur politik, Naxhib Mikati nuk hyn të bashkëpunojë me personalitetet dhe partitë politike libaneze kurse takimi i tij pa ndërmjetësues dhe miqësor me Xhibran Basil, liderin e partisë “Lëvizja e Lirë Kombëtare e Libanit” menjëherë pas marrjes së misionit për formimin e kabinetit qeveritar, gjithashtu tregon më së miri këtë çështje, ndërkohë që Sa’d Hariri gjithnjë ka ndjekur një qasje të përballjes dhe armiqësore ndaj Lëvizjes së Lirë Kombëtare dhe ndaj vetë Xhibran Basil.

Dëshmitë dhe realiteti ekzistues tregon se Naxhib Mikati së shpejti do të arrijë ta formojë kabinetin e ri qeveritar të Libanit, sidomos pasi që Fondi Ndërkombëtar Monetar ka premtuar se do t’i japë një kredi prej 860 milionë dollarë Libanit dhe më 4 gusht njëkohësisht me përvjetorin e shpërthimit të madh në portin e Bejrutit, do të organizohet një konferencë për mbështetjen financiare të Libanit dhe Nxhib Mikati synon ta përfitojë sa më shumë nga kjo konferencë dhe nga garancitë e FMN-s. Prandaj, ai është i sigurt se do të ketë sukses në misionin e tij për formimin e kabinetit të ri qeveritar. Nga ana tjetër, ekzistimi i një atmosfere pozitive në Liban nuk do të thotë se nuk ekzistojnë sfida dhe pengesa para tij, për arsye se Libani vazhdon të përballet me kriza të ndryshme të cilat nëse nuk shqyrtohen me kujdes dhe nuk tejkalohen, vetëm sa do ta përkeqësojnë situatën dhe në realitet Naxhib Mikati konsiderohet rasti i fundit i Libanit për të dalë nga kriza. Libani aktualisht nga aspekti ekonomik, ndodhet në një gjendje të krizës dhe vlera e monedhës kombëtare të këtij vendi ka rënë në nivelin më të ulët të mundshëm dhe çmimi i karburanteve është rritur jashtëzakonisht dhe kjo ka krijuar rrethanat për shpërthimin e situatës në këtë vend, sidomos pasi që regjimi sionist së bashku me disa faktorë dhe lëvizje të varura nga Perëndimi dhe nga disa regjime rajonale, synojnë krijimin e trazirave në Liban për të realizuar qëllimet e tyre.

Tags