Korrik 31, 2021 06:09 Europe/Tirane
  • Sulmohet një anije e regjimit sionist në Detin e Omanit

Sot një anije cisterne e naftës nën administrimin e kompanisë izraelite “Zudyak”, është sulmuar gjatë lundrimit në Detin e Omanit dhe kjo kompani izraelite ka pretenduar se gjatë këtij sulmi janë vrarë dy persona nga ekuipazhi i saj që njëri është me shtetësi angleze dhe tjetri me shtetësi rumune.

Agjencia e lajmeve Associated Pres dhe Washington Post kanë njoftuar se Qendra e Operacioneve të Tregtisë Detare të Anglisë ka publikuar një deklaratë të shkurtër në të cilën ka pretenduar se një anije në mbrëmjen e kaluar është sulmuar në Detin e Omanit dhe hetimet e kësaj qendre kanë filluar në lidhje me këtë ngjarje. Sipas kësaj deklarate, kjo anije është sulmuar në kohën kur ishte duke lundruar 300 kilometra në juglindje të Maskatit, kryeqytetit të Omanit.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësime pas sulmit kundër një anije izraelite në brigjet e Omanit, ndërsa regjimi sionist ka kërkuar reagim të prerë ndaj këtij veprimi.

Ndërkohë kanali televiziv Al Alam duke cituar burime të informuar të forcave të rezistencës në rajon, ka deklaruar se sulmi i sotshëm kundër anijes izraelite në Detin e Omanit është bërë në kundërpërgjigje të sulmit të fundit të regjimit sionist kundër aeroportit “Dab’a” në rajonin Kasir të Sirisë. Ky sulm i regjimit sionist ka shkaktuar vrasjen e dy personave nga forcat e rezistencës.

Tags