Shtator 19, 2021 20:46 Europe/Tirane
  • Naftali Bennett: Arratisja e të burgosurve palestinezë ishte një shenjë e dobësisë së rëndë operacionale të forcave të inteligjencës

Kryeministri izraelit tha se suksesi i të burgosurve palestinezë në arratisjen nga burgu Gilboa ishte një dobësi sigurie dhe ushtarake për regjimin izraelit.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Kryeministri i regjimit sionist, Naftali Bennett, pranoi sot, të Dielën, se arratisja e gjashtë palestinezëve nga burgu ekspozoi dobësinë e rëndë operacionale të forcave të inteligjencës së Izraelit.  Ai tha se sektori i burgjeve në Izrael po përballet me probleme të mëdha dhe do të merret qëndrim i ashpër ndaj atyre që ishin përgjegjës për këtë arratisje. Ai pretendoi se operacioni i përbashkët midis organizatës së sigurisë Shabak, policisë dhe ushtrisë izraelite për arrestimin e të burgosurve ishte i shpejtë dhe i koordinuar. Forcat izraelite kanë arritur sot të kapin dy të arratisurit e fundit palestinezë nga gjashtë sa ishin në total, që së fundmi ishin arratisur nga një burg në Izrael. Palestinezët kishin hapur tunelin në burgun e sigurisë së lartë, duke ngritur kështu pyetjen te ekspertët e sigurisë në Izrael nëse niveli i sigurisë përmbush kriteret e kërkuara.

 

Tags