Shtator 23, 2021 20:18 Europe/Tirane
  • 16 milionë njerëz në Jemen rrezikohen të vdesin nga uria

Drejtori i Programit Botëror të Ushqimit (WFP) paralajmëron se 16 milionë njerëz në Jemen “po marshojnë drejt urisë”.

Sipas tij, pjesët e ushqimit për miliona njerëz në atë vend të shkatërruar nga lufta do të reduktohen në tetor, nëse nuk arrijnë fonde të reja. Drejtori i WFP, David Beasley tha në një takim të nivelit të lartë mbi krizën humanitare në Jemen se Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe donatorë të tjerë kishin shtuar fondet kur WFP-së i mbaruan paratë në fillim të këtij viti dhe “sepse ne parandaloi urinë dhe katastrofën”, raporton AP. Ai shtoi se WFP po mbaron paratë përsëri dhe se, pa fonde të reja, ushqimet do të reduktohen me 3.2 milionë njerëz në tetor dhe me 5 milion deri në dhjetor. Në një konferencë virtuale të mbajtur më 1 mars, të organizuar nga Suedia dhe Zvicra, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres apeloi për 3.85 miliardë dollarë ndihmë për Jemenin këtë vit.

 

Tags