Shtator 23, 2021 20:21 Europe/Tirane
  • Siria: Turqia të largojë trupat nga territori sirian

Damasku kërkoi zyrtarisht nga Turqia tërheqjen e menjëhershme të trupave turke nga Siria pasi nën goditjet e forcave ajrore ajrore ruse, përpjekja e Turqisë për të kontrolluar një operacion të përbashkët ushtarak ruso-sirian në Idlibin jugor dështoi.

Duke e përshkruar praninë e Turqisë në Siri si një nga faktorët që rëndojnë tensionet në vend, ministri i jashtëm sirian Faisal al-Mikdad, theksoi nevojën për tërheqjen e menjëhershme të trupave turke nga provincat veriore të Sirisë. "Turqia duhet të tërheqë forcat e saj menjëherë nga Siria. Nga ana e tij, bashkësia ndërkombëtare duhet të mbështesë përpjekjet e Sirisë për të çliruar territoret e pushtuara në veri të vendit", tha ministri i jashtëm sirian për agjencinë ruse të lajmeve Ria Novosti. "Pushtimi turk dhe mbështetja e Ankarasë për grupet terroriste qëndron pas përshkallëzimit të fundit të tensioneve në provincat veriore të Sirisë," shtoi ai. Duhet të theksohet se veprimet e Turqisë që përkeqësojnë situatën në Siri vijnë në prag të bisedimeve të ardhshme midis Presidentit rus Vladimir Putin, Presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

 

Tags