Tetor 01, 2021 20:49 Europe/Tirane
  • Arratisen oficerët e koalicionit  agresor saudit

Oficerët e koalicionit  agresor Saudit-Emiratas u larguan nga qyteti Maarib ndërsa forcat e Ansarallah po i afrohen qytetit.

Burime jemenase thanë për Jemen News Portal se forcat e ushtrisë jemenase dhe luftëtarët e Komitetit Popullor, të lidhur me Ansarallah, po i afroheshin qytetit Maarib. "Forcat e Sana'a kanë marrë kontrollin e zonave të mëdha; oficerët nga partia al-Islah e lidhur me Riadin dhe të koalicionit agresor saudit janë arratisur," raportuan burimet. Këta oficerë tashmë kanë evakuuar selinë kryesore të forcave të koalicionit agresor saudit dhe kanë dërguar familjet e tyre në Turqi, Egjipt dhe Oman. Disa prej tyre u plagosën në luftime me forcat e Sana'as. Hossein al-Haddad, një zyrtar i al-Islah, ishte në mesin e oficerëve që ikën në Kajro me familjen e tij pasi u plagos në një fushë beteje në jug të qytetit Maarib. Ditët e fundit, ushtria jemenase ka rimarrë lokalitete të rëndësishme në tre provincat Maarib, Shabva dhe al-Bajda.

 

Tags