Tetor 13, 2021 16:46 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë polemikat për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Irak, shpallen rezultate të reja

Burimet informative kanë njoftuar për vazhdimin e polemikave dhe kundërshtimeve ndaj rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në Irak për të dytën ditë me radhë në të njëjtën me bisedimet mes disa subjekteve politike për të marrë qëndrim të unifikuar ndaj kësaj çështje.  

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se mediat dhe burimet informative të Irakut sot (të mërkurën) kanë raportuar se përkrahësit e një prej kandidatëve të humbur në zgjedhjet e fundit parlamentare janë mbledhur para ndërtesës së Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve të Irakut në provincën Dhikar dhe kanë protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve.

Protestuesit kanë hedhur slogane dhe kanë shprehur zemërimin e tyre pasi që kandidati i tyre kishte fituar vota më pak dhe nuk ka arritur të hyjë në Parlament. Qindra protestuar janë mbledhur në qytetin Al-Khalis në provincën Dejale dhe duke protestuar, kanë mbyllur rrugën Kirkuk-Bagdad.

Në lidhje me këtë çështje, disa burime politike kanë njoftuar se disa parti politike të myslimanëve shiitë të Irakut sot dhe të dytën ditë me radhë do të mblidhen në shtëpinë e Nuri Maleki që edhe një herë të diskutojnë në lidhje me rrugët e mundshme për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve dhe për të formuar koalicion politik.

Në bazë të rezultateve të para të shpallura për zgjedhjet parlamentare, shumë kandidatë të zgjedhjeve parlamentare dhe qytetarë të këtij vendi nuk janë të kënaqur dhe kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe kanë kërkuar transparencë më të madhe në shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve. Ndërkohë Komisioni i Lartë i Zgjedhjeve në Irak sot pasi ka numëruar me dorë votat e 8547 qendrave të votimit, ka publikuar rezultatet dhe ndryshimet e reja në lidhje me zgjedhjet parlamentare në këtë vend.

Sipas raportit të Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve në Irak, numri i votave të fituara është si në vijim:

Lëvizja politike “Sadr” ka fituar 70 ulëse në Parlament.

Koalicioni politik “Qeveria e Ligjit” i udhëhequr nga Nuri Maleki ka fituar 40 ulëse në Parlament.

Koalicioni politik “Al-Fat’h” i udhëhequr nga Hadi Ameri ka fituar 20 ulëse në Parlament.

Koalicioni politik “Imtidad” ka fituar 12 ulëse në Parlament.

Koalicioni politik “Tehaluf Ghavij Al-Dovletu” ka fituar 3 ulëse.

Tags