Tetor 14, 2021 15:44 Europe/Tirane
  • Disa orë përleshje të armatosura në rrugët e Bejrutit, mbi 60 të plagosur/Video

Burimet informative pasi informuan për sulme të armatosura të kryera nga persona të panjohur kundër protestuesve ndaj punës së hetuesit të dosjes së shpërthimit në portin e Bejrutit, të shtënat dhe sulmet e armatosura kanë vazhduar akoma në Bejrut.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se burimet libaneze kanë thënë se përleshjet e armatosura sot (të enjten) akoma po vazhdojnë mes forcave të sigurisë së këtij vendi dhe elementeve të panjohur të armatosur. Në lagjen Al-Tajune akoma po vazhdojnë të shtënat me armë dhe po janë dëgjuar edhe predha dhe hedhje të raketave.

Kanali Al-Mejadin ka raportuar se deri në këtë çast nga këto përleshje të armatosura janë vrarë gjashtë persona dhe janë plagosur mbi 60 të tjerë.

Organizata e Kryqit të Kuq të Libanit ka raportuar se gjatë këtyre përleshjeve të armatosura janë vrarë 5 persona dhe janë plagosur 25.

Mediat kanë raportuar se ushtria e Libanit është duke dislokuar trupat e saj dhe po dërgon pajisje ushtarake në vendin e përleshjeve të armatosura.

 

Basam Movlavi, ministri i brendshëm i Libanit, në një konferencë për shtyp ka thënë: “Përleshjet e armatosura kanë filluar pasi disa snajperisht kanë qëlluar në drejtim të protestuesve dhe ata snajperistë kanë qëlluar qytetarët e Libanit dhe kjo nuk mund të pranohet. Ne kemi theksuar për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për ruajtjen e paqes së qytetarëve dhe do të arrestohen personat e implikuar në këtë përleshje të armatosur. Informacionet tona thonë se deri më tani janë vrarë 6 persona dhe 16 persona të tjerë janë plagosur”.

 

Kanali televiziv Al Xhazira ka shkruar se makinat e blinduara të ushtrisë së Libanit janë dislokuar në lagjen Al-Shejah dhe Ajnul-Rramane dhe janë duke evakuuar qytetarët libanezë nga zona e përleshjes së armatosur.

Kanali televiziv Al-Mejadin raporton se përleshjet e armatosura po vazhdojnë akoma në rrugët e Bejrutit. Ndërkohë disa burime libaneze kanë thënë se pas katër orëve të luftimeve, aktualisht po sundon një qetësi në Bejrut.

 

Tags