Tetor 14, 2021 16:17 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist kryen sulme ajrore kundër Sirisë

Mediat siriane kanë njoftuar për vrasjen dhe plagosjen e 4 ushtarëve sirianë nga sulmet ajrore të regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se të enjten në orët e para të mëngjesit burimet informative kanë njoftuar se regjimi sionist ka kryer sulme ajrore kundër provincës Homs të Sirisë.

Agjencia e lajmeve SANA ka njoftuar se forcat kundërajrore të ushtrisë së Sirisë janë duke u konfrontuar me objektiva armiqësore në qiellin e qytetit Tadmur (Palmira) në provincën Homs. Sulmet ajrore të regjimit sionist janë kryer në jug të qytetit Palmira nga avionët e ngritur nga rajoni Al-Tenef në afërsi të kufirit mes Sirisë dhe Irakut.

Këto sulme ajrore kanë goditur një kullë vëzhgimi të ushtrisë siriane dhe si pasojë është vrarë një ushtarë sirian dhe tre të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë, koalicioni i aleatëve të Sirisë pas këtyre sulmeve ka deklaruar: “Komanda e forcave të aleatëve të Sirisë ka vendosur se kundërpërgjigjja ndaj këtyre sulmeve ajrore të regjimit sionist është e prerë dhe e padiskutueshme”.

 

Tags