Tetor 14, 2021 16:28 Europe/Tirane
  • Koalicioni agresor saudit shton sulmet ajrore kundër Jemenit

Burimet informative të Jemenit kanë njoftuar për bombardimin e disa rajoneve në provincat Marib, Al-Xhuf dhe Al-Hudejdah të Jemenit nga avionët luftarakë të Arabisë Saudite.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite sot (të enjten) kanë bombarduar rajone të ndryshme të provincave Marib, Al-Xhuf dhe Hudejda të Jemenit ndërsa forcat mercenare të koalicionit saudit kanë sulmuar nga toka këto provinca.

Një burim ushtarak ka thënë se avionët luftarakë të koalicionit agresor saudit kanë kryer 18 sulme ajrore në zonat e qytetit Al-Abdije dhe sulme ajrore në qytetin Al-Xhube dhe një herë kanë bombarduar qytetin Sirvah në provincën Marib, ndërsa qytetet Khob dhe Al-Sha’f të provincës Al-Xhuf janë bombarduar tre herë.

Një burim ushtarak nga provinca Al-Hudjedah ka thënë: “Forcat e koalicionit agresor të Arabisë Saudite kanë shkelur 219 herë marrëveshjen e armëpushimit në Hudejdah duke sulmuar qytete të ndryshme të kësaj province.

Tags