Tetor 14, 2021 20:18 Europe/Tirane
  • Naxhib Mikati: I kërkoj falje popullit libanez për atë që ndodhi sot

Kryeministri libanez i kërkoi falje popullit libanez pas përleshjeve të sotme të armatosura në Bejrut, në të cilat dhjetëra persona u vranë dhe u plagosën.

"Unë i kërkoj falje popullit libanez për atë që ndodhi sot," i tha kryeministri libanez Naxhib Mikati gazetës Al-Nahar pas konfliktit të armatosur në Bejrut, raportoi Al-Mayadin. Mikati shtoi: "Situata e sigurisë në rrugë po përmirësohet.Ne jemi akoma të përkushtuar që zgjedhjet të mbahen sipas datës së përmendur në kushtetutë, megjithatë, ajo që ndodhi sot nuk është aspak inkurajuese." Disa orë më parë, pas një demonstrate paqësore nga mbështetësit e lëvizjeve Amal dhe Hezbollah para gjykatës libaneze, snajperët e vendosur në ndërtesat aty pranë hapën zjarr ndaj njerëzve, duke vrarë gjashtë persona, sipas raporteve fillestare, ndërsa 30 të tjerë u plagosën. Pas kësaj përplasjeje, Hezbollah dhe lëvizja Amal lëshuan një deklaratë duke deklaruar se forcat libaneze ishin përgjegjëse për sulmin dhe se autoritetet libaneze duhet të identifikojnë dhe ndëshkojnë nxitësit dhe autorët e këtij incidenti tragjik.

 

Tags