Nëntor 24, 2021 15:47 Europe/Tirane
  • Plaçkitet kulla e vrojtimit e forcave amerikane në Kuvajt

Gazeta e Kuvajtit ka njoftuar për plaçkitjen e kullës së vrojtimit të forcave të ushtrisë së Amerikës në Kuvajt pas manovrës së fundit që këto forca kanë zhvilluar me forcat e Arabisë Saudite dhe të Kuvajtit.

Gazeta e Kuvajtit "Al-Rra'j" sot në një raport të saj, duke cituar disa burime të sigurisë në Kuvajt, ka shkruar: "Kulla e vrojtimit të forcave ushtarake të Amerikës në bazën "Al-Adira'e" është plaçkitur nga persona të panjohur. Oficerët e ushtrisë së Amerikës ditën e martë gjatë vizitës që kanë zhvilluar në këtë bazë, e kanë vërejtur se është plaçkitur kulla e vrojtimit dhe pas deklarimit të plaçkitjes, forcat e sigurisë dhe të policisë kanë filluar hetimet dhe kanë marrë masa për arrestimin e autorëve të kësaj plaçkitje".

Gazeta kuvajtjane "Al-Rra'j" gjithashtu ka shkruar: "Kjo plaçkitje ka ndodhur të enjten e kaluar pas përfundimit të manovrës ushtarake "Gjiri Persik 2021" që u zhvillua me pjesëmarrjen e forcave të Kuvajtit, Arabisë Saudite dhe Amerikës dhe gjatë kësaj plaçkitje janë vjedhur pajisje të ndryshme dhe armatime".

 

Tags