Nëntor 24, 2021 19:57 Europe/Tirane
  • Ushtria irakiane: Trupat e mbetura amerikane do të largohen nga vendi në 15 ditë

Një zëdhënës i ushtrisë irakiane tha se trupat e mbetura amerikane do të largohen nga vendi brenda 15 ditësh.

Tahsin al-Khafaji të mërkurën tha: "Çështja e përfundimit të pranisë së trupave amerikane në vend po vazhdon sipas planit të caktuar dhe ata nuk kanë bazë të veçantë përveç një pranie të kufizuar në Al-Assad". Al-Khafaji shtoi: "Shumica e trupave luftarake amerikane janë larguar nga Iraku dhe kanë mbetur vetëm këshilltarët dhe njerëzit që punojnë në fushën e informacionit, si dhe në trajnime dhe konsultime." Ky zëdhënës i ushtrisë irakiane tha se trupat e mbetura amerikane ishin të pakta dhe se të gjitha do të largoheshin nga Iraku brenda 15 ditësh. Deklaratat e tij vijnë pasi Komiteti Koordinues i Rezistencës irakiane tha kohët e fundit se nuk kishte parë asnjë shenjë të përfundimit të pushtimit të Irakut nga SHBA-ja me afrimin e Vitit të Ri.

 

Tags