Nëntor 25, 2021 15:13 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist ndërton 10 mijë njësi banimi në Kodsin e pushtuar

Burimet izraelite kanë njoftuar për ndërtimin e mijëra njësive të reja banimi nga regjimi sionist në Kodsin e pushtuar.

Gazeta izraelite “Israel Hayom” ka shkruar se bashkia izraelite e Kodsit të mërkurën ka miratuar një plan për ndërtimin e 10 mijë njësive banimi për të zgjeruar kolonitë sionist në zonën Atrut.  

Sipas këtij raporti, këto njësi banimi të reja do të ndërtohen në zonat rreth aeroportit ndërkombëtar të Kodist të pushtuar.

Nga ana tjetër, Autoriteti Autonom i Palestinës ka dënuar këtë veprim të regjimit sionist dhe ka deklaruar: “Qëllimi i këtij plani është plotësimi i projektit për hebraizimin dhe aneksimin e Kodsit në territoret e pushtuara, ndryshimi i realitetit historik, juridik dhe popullimit të këtij qyteti dhe bëhet në kuadër të përpjekjeve heqjen e Kodsit si kryeqytet të Palestinës”.

Ky veprim i autoriteteve sioniste bëhen në kohën kur komiteti i katërt i Asamblesë së Përgjithshëm i OKB së fundi ka miratuar 6 rezoluta kundër regjimit sionist.

Tags