Nëntor 25, 2021 15:21 Europe/Tirane
  • Koalicioni agresor saudit vazhdon bombardimin e rajoneve të ndryshme në Jemen

Burimet informative kanë njoftuar se koalicioni agresor i Arabisë Saudite ka vazhduar sulmet ajrore në disa rajone të Jemenit duke përfshirë edhe kryeqytetin Sanaa.

Agjencia e lajmeve Russia Today njoftoi se avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite sot (të enjten) tre herë kanë bombarduar rajonin Al-Nahdejn në jug të Sanaas. Avionët luftarakë sauditë gjithashtu kanë bombarduar tre herë rrethin Al-Xhuba dhe dy herë rrethin Sirvah në provincën Marib dhe gjithashtu qytetin Haras në provincën Haxhe të Jemenit.   

Forcat e koalicionit agresor të Arabisë Saudite gjatë 24 orëve të kaluara gjithashtu 188 herë kanë shkelur armëpushimin në provincën Al-Hudejdah me sulme raketore dhe artilerike.

 

Tags