Nëntor 25, 2021 19:50 Europe/Tirane
  • Hamasi: Vendet që e quajnë Hezbollahun terroristë janë partnerë të pushtuesit

Një zëdhënës i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze Hamas tha se vendet që e emërtojnë Hezbollahun libanez si grup terrorist ishin bashkëpunëtorë në krimet e pushtuesve.

Sipas rrjetit libanez Al-Akhbar, Hazem Kasim, një zëdhënës i lëvizjes Hamas, tha në një deklaratë të enjten se veprimi i Australisë për të quajtur Hezbollahun e Libanit terrorist, ishte një përpjekje për të mbështetur regjimin sionist dhe për të mbuluar sulmet e vazhdueshme të pushtuesve ndaj kombeve arabe dhe ummetit mysliman. Zëdhënësi i Hamasit shtoi se vendosja e forcave palestineze të rezistencës në listën e grupeve terroriste nga disa vende kërcënon sigurinë dhe paqen në rajon. Australia listoi të mërkurën degët ushtarake dhe politike të Hezbollahut të Libanit si një organizatë terroriste. Veprimi i qeverisë australiane vjen pas lobimit të regjimit sionist. Shtetet e Bashkuara dhe regjimi sionist prej vitesh kanë ndërmarrë hapa për të ulur popullaritetin e Hezbollahut në Liban.

 

Tags