Qershor 23, 2022 15:13 Europe/Tirane
  • Më shumë se 3500 të vdekur dhe të plagosur nga tërmeti në Afganistan

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistanin lindor të mëngjesit të së mërkurës arriti në 1500.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Muxhahid tha se të paktën 1500 njerëz kanë humbur jetën dhe më shumë se 2000 janë plagosur nga tërmeti i djeshëm.
Një tërmet me magnitudë 6.1 Rihter goditi dje (e mërkurë) pjesën juglindore të Afganistanit si dhe disa pjesë të Pakistanit, duke vdekjen dhe plagosjen e mijëra personave.
Epiqendra e këtij  tërmenti u raportua 44 kilometra larg qytetit Khost në juglindje të Afganistanit, në një thellësi prej 51 kilometrash.
Për shkak të shkallës së shkatërrimit dhe mungesës së aksesit në disa nga zonat e goditura, ekzistojnë gjasat për rritjen e numrit të viktimave.
Përveç viktimave njerëzore, tërmeti shkaktoi edhe dëme të rënda materiuale duke shkatërruar mijëra shtëpi e objekte të ndryshme.
Udhëheqësi i talebanëve afganë, Mullah Hebatullah u bëri thirrje organizatave humanitare dhe komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar Afganistanin pas këtij tërmeti shkatërrues.
Një zëdhënës i talebanëve, ndërkohë, tha se dy avionë që transportonin ndihma humanitare kishin mbërritur nga Irani për të ndihmuar viktimat afgane të tërmetit.
Qeveria e përkohshme e talebanëve ka kërkuar ndihmën e organizatave humanitare për të ndihmuar viktimat e tërmetit.
Në disa provinca, qytetarët kanë nisur gjithashtu një fushatë për të mbledhur fonde për viktimat.

Tags