Gusht 06, 2022 10:59 Europe/Tirane
  • Alarmi i sirenave paralajmëruese në vendbanimet sioniste/ lëshohen 160 raketa

Regjimi sionist, teksa njoftoi se rezistenca palestineze ka lëshuar 160 raketa në drejtim të vendbanimeve sioniste, sërish ka ndezur sirenat paralajmëruese.

Të premten, regjimi sionist me sulmet e tij ajrore ka shënjestruar disa zona të Rripit të Gazës, gjatë të cilave të paktën 10 palestinezë, përfshirë një fëmijë pesëvjeçar, ranë dëshmorë dhe 80 të tjerë u plagosën. Në përgjigje të sulmeve të regjimit të përkohshëm sionist në Rripin e Gazës, grupet e rezistencës palestineze të premten në mbrëmje shënjestruan me raketa vendbanimet përreth Gazës dhe në jug të Tel Avivit. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, ushtria izraelite njoftoi se nga dje deri më sot rezistenca palestineze ka lëshuar 160 raketa dhe predha në vendbanimet izraelite.  Gjithashtu, mediat raportuan se sirenat paralajmëruese u dëgjuan sërish në vendbanimet sioniste pranë Gazës. Sipas raportimeve të mediave palestineze, "Saraja Al-Kuds", krahu ushtarak i Xhihadit Islamik, mëngjesin e sotëm ka gjuajtur me raketa në rajonet Negev dhe qytetet e afërta me Gazën dhe sirenat paralajmëruese janë dëgjuar në qytetet "Kosofim", " Sadirut", "Mordechai", "Karmiya" dhe "Niraam" dhe "Afim" dhe "Kerem Abu Salem". Batalionet "Dëshmorët e Al-Aksa" të brigadës "Al-Amoudi" morën përgjegjësinë e lëshimit të raketave drejt Sadirotit. Nga ana tjetër, rrjeti “Al-Mayadeen” raportoi për fluturimin masiv të avionëve sulmues dhe zbulues të regjimit sionist mbi Rripin e Gazës. Duhet theksuar se sulmet agresive të regjimit sionist ndaj Gazës janë dënuar ashpër nga shumë vendeve.

Tags