Shtator 23, 2022 16:12 Europe/Tirane
  • Deputeti i Irakut: Për shkak të vrasjes së Zejneb Essam, duhet thirrur ambasadori amerikan

Një deputet i Parlamentit të Irakut kërkoi thirrjen e ambasadorit të Amerikës në Bagdad pas vdekjes së një adoleshenteje irakiane e cila ishte qëlluar nga ushtarët terroristë amerikanë.

 Zejneb Essam, një vajzë 15-vjeçare irakiane, e cila ishte në fermën e babait të saj, u vra nga ushtarët amerikanë më 19 shtator.

Ahmad Taha al-Rabi'i, depoutet i Parlamentit të Irakut, tha se megjithëse kanë kaluar disa ditë që kur Ejneb Essam u qëllua për vdekje nga forcat amerikane të pranishme në bazën Victoria në veriperëndim të Bagdadit, ambasada amerikane ende nuk ka kërkuar falje zyrtarisht për këtë veprim të pajustifikuar.

Al-Rabi'i e konsideron këtë çështje si një shenjë të rrezikshme të mosrespektimit të sovranitetit të Irakut dhe mospërfilljes së rëndësisë së gjakut të qytetarëve të këtij vendi. Ky deputet i kërkoi qeverisë irakiane që të marrë masat e duhura ligjore për ndëshkimin e autorëve të këtij krimi, të thërrasë ambasadorin amerikan dhe t'i dorëzojë atij një notë proteste.
Krahas kërkesave për kryerjen e hetimeve në këtë rast, hashtagu “Amerika e vrau Zejneben!" u bë trend në rrjetet sociale dhe nga përdoruesit arabë të rrjeteve sociale.
Pavarësisht disa raundeve të negociatave strategjike midis Bagdadit dhe Uashingtonit për t'i dhënë fund pranisë ushtarake amerikane në Irak për shkak të përfundimit të luftës me ISIS dhe miratimit të planit për dëbimin e të gjithë ushtarëve të huaj nga toka irakiane në Parlamentin e këtij vendi, ushtria është ende e pranishme në Irak në kundërshtim me këtë rezolutë.

Tags