Dec 01, 2016 07:01 Europe/Tirane
  • Siria kritikon KS të OKB për mbështetjen e terroristëve

Bashar Xhaafari, përfaqësuesi i Sirisë në OKB ka kritikuar OKB për shkak se ka lejuar përfaqësuesit e organizatave terroriste në Siri që të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm.

Bashar Xhaafari në takimin e  ditës së mërkurë të KS të OKB ka shprehur keqardhjen që 3 anëtarë të këtij këshilli kanë propozuar një projektrezolutë pa u koordinuar më parë me atë si përfaqësues i Sirisë. Përfaqësuesit e Egjiptit, Zelandës së Re dhe Islandës kanë hartuar këtë projektrezolutë ku kërkohen vendosja e armëpushimit 10 ditor në Alepo. Bashar Xhaafari, tha se ajo çfarë po ndodh në Siri, nuk është një luftë e brendshme, për arsye se mijëra terroristë nga më shumë se 100 vende të botës kanë hyrë në territorin e Sirisë dhe kjo situatë nuk ka asgjë të përbashkët me luftën e brendshme që është cekur në raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB. Qeveria e Sirisë do të vazhdojë të kryejë detyrën e saj ligjore në luftën kundër grupeve terroriste të cilat po luftojnë kundër shtetit dhe popullit sirian për të garantuar sigurinë e qytetarëve sirianë. Përdorimi i shprehjeve "grupet e armatosura" nuk ndryshon aspak realitetin e grupeve si ISIS dhe të ngjashme me atë të cilët janë grupe terroriste.

Tags

Komente