Mar 02, 2019 13:23 Europe/Tirane
  • Bashar Al-Xhafari: Irani është aleat i Sirisë, Amerika shfrytëzon terrorizmin për qëllimet e saj

Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB ditën e premte në një intervistë me kanalin Al Mejadin të Libanit, duke theksuar se Iranit është aleat i Sirisë, tha se polemikat për marrëdhëniet mes Damaskut dhe Teherani, nuk kanë kurrfarë rëndësie.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Bashar Al-Xhafari i cilësoi strategjike dhe të veçanta marrëdhëniet mes Damaskut dhe Teheranit ndërsa deklaroi se nuk ekziston mundësia që Siria të bënë ndonjë pazarllëk në lidhje me marrëdhëniet e saj me Iranin.  

Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB vuri në dukje mbështetjet e Amerikës dhe Arabisë Saudite ndaj terrorizmit dhe deklaroi se terrorizmi është shndërruar në një armë në duart e mbështetësve të tij.

Bashar Al-Xhafari shtoi se Amerika dhe aleatet e saj po e shfrytëzojnë terrorizmin si një mjet për qëllimet e tyre.

Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB në lidhje me largimin e forcave amerikane nga Siria, ka thënë: "Amerikanët nuk janë larguar nga Siria, por ata me këto pretendime vetëm synojnë që ta shfrytëzojnë terrorizmin për një periudhë edhe më të gjatë".

Amerika me pretekst të luftës kundër grupeve terroriste, në mënyrë të paligjshme dhe pa lejen e qeverisë së Damaskut, ka prani ushtarake në territorin e Sirisë.

Tags

Komente